U shty për shkak të reshjeve të dëborës, FSHF ndryshon sërish axhendën e derbit juglindor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 10:40

U shty për shkak të reshjeve të dëborës, FSHF ndryshon sërish axhendën e derbit juglindor

Derbi i juglindjes mes Devollit dhe Maliqit, nuk u zhvillua ditën e diel, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Bilishtit.

Devolli fusha

FSHF vendosi fillimisht që kjo sfidë të luhej ditën e mërkurë në orën 13:30, ndërkohë që së fundmi klubet janë njoftuar që takimi është zhvendosur për të enjten në orën 13:30. Ky vendim është konfirmuar nga klubi i Maliqit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku shkruhet:

164007801_182318786850091_7439183310774486987_n

“Derbi Devolli-Maliqi, i shtyrë për shkak të kushteve atmosferike, do të zhvillohet ditën e enjte në orën 13:30, dhe jo të mërkurën siç u njoftua fillimisht”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"