U shpall në kërkim për dhunë në familje, reagon kampioni i xhudos Akil Gjakova! Federata: Besojmë në pafajësinë e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 8:44

U shpall në kërkim për dhunë në familje, reagon kampioni i xhudos Akil Gjakova! Federata: Besojmë në pafajësinë e tij

Kampioni i xhudos, Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga autoritetetet e Kosovës për dhunë në familje.

gjakova

Pas shpalljes në kërkim, Akil Gjakova ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shpërndarë një postim të Federatës së Xhudos në Kosovës.

Federata shprehet se xhudisti nuk ndodhet jashtë territorit të Kosovë dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë sapo të rikthehet në vend.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin”, shkruan Federata, duke shtuar se dënon fuqishëm çdo formë dhune.

Njoftimi i Federatës:

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj,
Federata e Xhudos e Kosovës

Policia e Kosovës shpalli ditën e djeshme në kërkim xhudistin Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Policia e Kosovës kërkoi nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e kontaktit që i ka vënë në  dispozicion.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova

Pejë, 16 prill 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

– “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

policia kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"