U përfol për largimin e drejtorit sportiv të Partizanit, Preiti sqaron të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2018 | 15:52

U përfol për largimin e drejtorit sportiv të Partizanit, Preiti sqaron të vërtetën

Antonelo Preiti mbetet një nga drejtuesit e skuadrës, i cili përbën lajm me mospraninë e tij në stërvitje.

Preiti

Shpesh është aluduar për një largim të mundshëm që pas shkarkimit të trajnerit Iuliano dhe largimeve në masë të prurjes së verës. Drejtori sportiv mbetet një nga drejtuesit më të rregullt në ndjekjen e përgatitjeve të ekipit dhe i pranishëm ka qenë edhe dje.

Preiti

Para seancës së djeshme, me shaka Preiti u shpreh: “Jam këtu, kështu që nuk ka dyshime për ju të medias”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"