U ngjit në Superiore me Kastriotin, sulmuesi zyrtarizohet si afrim te ekipi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 12:45

U ngjit në Superiore me Kastriotin, sulmuesi zyrtarizohet si afrim te ekipi i Kategorisë së Parë

Pasi u ngjit me Kastriotin në Superiore, sulmuesi Taulant Marku e ka mbyllur bashkëpunimin me krutanët, teksa tani do të vazhdojë karrierën te një tjetër klub i Kategorisë së Parë.marku

Korabi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e sulmuesit 26-vjeçar. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me Korabin me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Marku është vënë nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi, për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

ju

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"