U largua nga kombëtarja gjermane, zbulohet arsyeja e Sanes

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 8, 2018 | 14:20

U largua nga kombëtarja gjermane, zbulohet arsyeja e Sanes

Leroi Sane “braktisi” grumbullin e kombëtares gjermane. Kështu ai do të humb miqësoren ndaj Perusë. Të gjithë menduan se ishte një krisje mes tij dhe trajenrit Lëv, që ka nisur që prej lënies së mesfushorit jashtë Botërorit, zëra që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga të dy.

lev sane

Megjithatë “Bild” ka zbuluar arsyen e vërtetë të 22 vjeçarit. Ai po pret të bëhet baba dhe është larguar me lejen e trajnerit për të qëndruar afër bashkëshortes. Ka qenë Toni Kros ai që ka bërë një koment për lojën që zhvillon Sane. “ I ka të gjitha cilësitë për tu bërë një yll i klasit Botëror, por ndonjëherë i duhet të japë më shumë”, shprehet Kros, i cili e fton anësorin të punojë më shumë.






www.minuta90.com