U la jashtë nga Gatuzo sepse nuk stërvitej në maksimum, shikoni çfarë bën Allan para ndeshjes me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 13:31

U la jashtë nga Gatuzo sepse nuk stërvitej në maksimum, shikoni çfarë bën Allan para ndeshjes me Barcelonën

Mesfushori i Napolit u la jashtë nga Gatuzo, për ndeshjen e fundjavës që lamë pas ndaj Kaljarit, ku napolitanët fituan me rezultatin 1-0.Allan-Gattuso-Gazzetta

Shkak që Gatuzo e la jashtë mesfushorin u bë se ky i fundit sipas trajnerit nuk stërvitej në maksimum në stërvitje dhe vendosi ta lerë në shtëpi. Megjithatë tashmë kjo çështje duket se është mbyllur, për shkak të një veprimi të bërë nga futbollisti. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Allan i ka kërkuar falje për gjithçka Gtauzos, por nuk ka përfunduar këtu.

Gjithashtu është parë edhe një stërvitje në intensitet të lartë, duke dhënë maksimumin për ekipin. Nuk përjashtohet mundësia që lojtari të jetë titullar në fundjavë me Breshan, por edhe me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, në 25 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"