U dëmtua ndaj Arsenalit, ylli i Bajernit jep shpresa përpara Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 20:07

U dëmtua ndaj Arsenalit, ylli i Bajernit jep shpresa përpara Champions-it

Leroi Sane mbeti me pasoja nga takimi Arsenal-Bajern Mynih, ndonëse ishte protagonist absolut në fitimin e penalltisë.

GKy5Qm9WgAAO7CW

Gjatë seancës përgatitore të ditës së diel, ai nuk iu bashkua grupit kryesor, por është parë i veçuar, duke kryer ushtrime më të thjeshta dhe jo shumë impenjative, me qëllim shlodhjen. Në prononcimin e shkurtër për prestigjiozen “Bild”, Leroi tha:

“Ndihem mirë, ndonëse jo me ushtrime dhe seanca të gjata. Shpresoj se do të jem në fushë të mërkurën. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kontributi i çdo futbollisti është jetik. Besoj se do t’ia dalë në kohë”, përfundoi sulmuesi Sane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"