Tri mungesa dhe disa ndryshime, ja plani i Partizanit kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 9:15

Tri mungesa dhe disa ndryshime, ja plani i Partizanit kundër Kukësit

Trajneri Orges Shehi vijon të ketë probleme me mungesat dhe sot ndaj Kukësit nuk është se do të ketë shumë mundësi për të bërë rrotacion.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Arinaldo Rrapaj vijon të jetë i pezulluar, teksa Skuka dhe Keko nuk janë ende tërësisht gati. Pjesa tjetër e ekipit janë në dispozicion dhe kanë kryer normalisht përgatitjet. Në portë me shumë mundësi do të luajë Qirko, teksa në mbrojtje pritet që Shehi t’i japë shans për minuta Buxhelajt.

Në qendër ka një balotazh mes Prekës dhe Sembenes, që u ul në stol në sfidën e kampionatit. Në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime. Sa i përket sulmit, Cara dhe Taipi priten titullarë, teksa në qendër ka një balotazh mes Mba dhe Binstukës. Pas kësaj ndeshjeje Shehi do të ketë disa rikthime.

Nga ana tjetër, Kukësi pritet të luajë thuajse me të njëjtën 11-she si në ndeshjen e kampionatit, ku u mposht me shifrat 0-3. Verilindorët do të provojnë t’i prishin punë kamionëve në Kupë.

100

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"