Tre titullarë drejt rikthimit, Bylisi mes “big”-ëve të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 10:09

Tre titullarë drejt rikthimit, Bylisi mes “big”-ëve të Europës

Qetësohet Veljko Dovedan. Pushimi ka ardhur si me “porosi” për Bylisin, pasi ky 2- javësh thuajse e ka zbrazur edhe infermierinë. Kundër Luftëtarit pritet që organika të jetë e plotë, pasi Goxha, Janku e Tubarov janë bashkuar me grupin dhe mund të themi që janë në fazën finale të rikuperimit.

bylis

Edhe Antoni ka nisur që të stërvitet, paçka se i veçuar nga grupi dhe me program të posaçëm. Në Ballsh nuk duan blof dhe duhet thënë që në transferta s’u ka shkuar fort keq, përveç një humbjeje në Durrës. Me Skënderbeun, Partizanin dhe Laçin kanë ditur që të dalin me pikë.

SUKSESI – Ecuria e Bylisit në këtë fillimsezon po bën “jehonë” edhe jashtë vendit. Faqja e njohur që merret me statistikat dhe vlerat e lojtarëve, “transfermarkt”, ka bërë një përmbledhje të ekipeve europiane që kryesojnë ligat deri në këtë fazë të kampionatit. Dhe nuk kishte si të mungonte as Bylisi, që kryeson me meritë Kategorinë Superiore.

bYLIS

Në këtë postim, logoja e ballshiotëve është përkrah “big”-ëve të Europës, si Juventusi, Reali i Madridit, Liverpuli apo Ajaksi. Ekipi i drejtuar nga serbo-boshnjaku Veljko Dovedan ndodhet në kuotën e 12 pikëve, pas shtatë javësh të luajtura. Bylisi u rikthye këtë sezon mes më të mirëve të Shqipërisë dhe ka surprizuar me paraqitjet e mira. Erjon Saliu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"