Tre shqiptarë në fushë, Akhmat Grozni barazon në transfertë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 15:01

Tre shqiptarë në fushë, Akhmat Grozni barazon në transfertë (Video)

U luajt paraditen e sotme sfida e vlefshme për javën e 17-të kampionatit rus mes Dinamos së Moskës dhe Akhmat Groznit. Ekipi nga Grozni ku aktivizohen tre futbollistët shqiptarë Roshi, Balaj dhe Berisha arriti të barazonte me rezultatin 1-1

Roshi

Miqtë shënuan të parët në minutën e 31-të me anë të Uilkerit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 për skuadrën e Akhmat Groznit.

 

Në minutën e 62-të Dinamo e Moskës barazoi rezultatin me anë të Lutsenko.

Bernard Berisha dhe Odise Roshi e nisën ndeshjen si titullarë duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Ndërsa sulmuesi tjetër Bekim Balaj u hodh në fushën e lojës në minutën e 78-të, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Te Dinamo aktivizohet futbollisti me origjinë shqiptare Fatos Beqiraj, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares malazeze. Sulmuesi nuk ishte titullarë në këtë sfidë, teksa u fut në lojë në minutën e 63-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"