Trashi zbulon prapaskenën: Presidenti Demi më premtoi se nëse shënoja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 0:19

Trashi zbulon prapaskenën: Presidenti Demi më premtoi se nëse shënoja…

Lorenc Trashi ka pohuar se nuk e kishte parë as në ëndërr një debutim si ai i sotmi. Në intervistën e dhënë për gazetarin Pano Xhixho të “RTSH”, mbrojtësi i Partizanit tha se ia dedikonte gjithçka familjes. 

bandicam 2019-10-14 22-40-50-694

“Po, është e vërtetë. Nuk e di, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr e plotësuar  e prindërvë të mi, që kërkonin të më shikonin një ditë duke përfaqësuar kombin. Shpresoj të kem bërë një debutim të mirë, të jenë kënaqur edhe tifozët.

Nuk mund t’iu fshihja dot emocionet, trajneri më ka thënë që kjo është ndehsja jote, luajs i me partizanin, ska asnjë ndryshim. Besimin tim e ke të plotë.

Dedikimi? Shkon për familjen time, dy motrat e mia që më kanë mbështetur gjithë karrierës time. Gjithë cunave dhe trajnerit dhe tifozëve. Nuk mund të them se do jem titullar, është shumë shpejt, do të jap gjithçka sa herë të më besohet”, tha mbrojtësi.

Ndërkohë, pasi u thirr pas ndeshjes nga zyrtarët e UEFA-s për të kryer kontrollin e anti-dopingut, Trashi ndenji për disa minuta derisa u kryen të gjitha analizat, e më pas foli edhe për mikrofonin e “Supersport” ku deklaroi:

lorenc trashi

Debutim ëndrrash…

Nuk e prisja, është një ëndërr e bërë realitet. E kam dashur gjithmonë. Të kapësh majat në futboll, duhet të luash dhe në Kombëtare, të përfaqësosh vendin tënd. Unë ia arrita, por është vetëm fillimi.

A u ndjeve i nënvlerësuar duke qenë se vjen nga Superliga?

Nuk jam ndjerë kurrë inferior dhe të jem mendimin se unë vij nga Superliga, dhe nuk po luajmë në Europë, si të tjerët që luajnë në ekipe të mira. Dua të falënderoj çunat dhe stafin e trajnerit, që janë treguar shumë të mirë me mua. Më kanë respektuar e më kanë mbajtur afër, duke më thënë se kjo ishte ndeshja ime.

E kuqe me Partizanin, e kuqe dhe me Kombëtaren…

Ngjyra e kuqe është ngjyra e dashnisë(qesh)..

Urimet për golin…

Mesazhet ishin të shumta, por pashë ato më të rëndësishmet që ishin nga familja. Gjithashtu, më ka shkruar edhe presidenti Demi. Kam folur me të edhe para ndeshjes, i thashë që do luaj. Më tha që të mos kem emocione dhe se kjo ishte dita ime. Nëse do shënoja, më premtoi se do më jepte edhe një shpërblim të mirë në Tiranë.

A të vjen keq që debutimi ka ardhur me vonesë në Kombëtare?

Ndoshta edhe e kam merituar, ndoshta edhe jo. Këtë e vlerësojnë ata që janë profesionistë në këtë gjë. Unë gjithmonë nuk e kam ulur ritmin tim, dhe kam qenë optimist për veten. Kam duruar dhe jam stërvitur me ekipin tim. Ajo punë që po bën, do ia marrësh frytet më vonë. Për këtë, isha i sigurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"