Transmetim surprizë për Partizani-Egnatia, sfida e sotme e Superiores do të jepet falas në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 14:38

Transmetim surprizë për Partizani-Egnatia, sfida e sotme e Superiores do të jepet falas në…

Partizani-Egnatia, do të jetë sfida që do të luhet për javën e parë të Kategorisë Superiore në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.

GJK_2226-1536x1024

Ashtu siç është njoftuar edhe më parë ky sezon ka një risi sa i përket transmetimit të futbollit shqiptar ku të gjitha sfidat do të ndiqen në platformën “TIBO” në kanalet e “OverSport”.

Së fundmi faqja zyrtare e RTSH Sport në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”  ka surprizuar të gjithë duke njoftuar se takimin e mbrëmjes së sotme mes Partizanit dhe Egnatias mund të ndiqet falas për të gjithë shqiptarët në kanalet “RTSH 1 HD” dhe “RTSH Sport”.

“Kampionati shqiptar i futbollit rikthehet ne RTSH. Java e I-r e Abissnet Superiore zbret ne fushe kete te shtune Partizanin dhe Egnatian per ndeshjen e pare sezonale per to. Gjithcka vjen dpd per ju ne RTSH 1 HD dhe RTSH Sport.”, shkroi “RTSH”.

GJK_2244-1536x1024 rt

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"