Transgjinorja futet në histori/ Debuton në Lojërat Olimpike, por dështon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 16:47

Transgjinorja futet në histori/ Debuton në Lojërat Olimpike, por dështon

Kjo Olimpiadë ishte e veçantë për sportisten nga Zelanda e Re Laurel Hubard pasi është atletja e parë transgjinore e cila merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Capture

Konkurrimi i saj solli polemika të shumta për vetë faktin se Hubard konsiderohej si favorite për medalje, por zelandezja ka dështuar duke u skualifikuar nga kompeticioni. Në 3 provat e kategorisë për femra në peshën 87 kilogram, peshëngritësja dështoi tre herë të ngrite shtangën me 125 kilogramë.

Një zhgënjim ky nga sportistja që pritej shumë, por vlen të theksohet dhe presioni i madh që ishte ndaj saj. Gjithsesi pjesëmarrja e Hubard bëri bujë dhe 43-vjeçarja nuk doli pa gjë nga kjo Olimpiadë pasi në fund të fundit u bë e famshme disi…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"