Statistika/ Sasuolo do sërish surprizën, Interi në kërkim të rekordeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 10:13

Statistika/ Sasuolo do sërish surprizën, Interi në kërkim të rekordeve

tewtt

– Sasuolo ka fituar nëntë nga 21 ndeshjet kundër Interit në Serinë A (2F, 10H). Ndaj asnjë ekipi tjetër nuk ka arritur më shumë suksese (9 edhe kundër Veronës).

– Humbja e vetme e Interit në këtë kampionat ka ardhur ndaj Sasuolos (1-2 më 27 shtator). Zigjlbërit mund të fitojnë të dyja ndeshjet sezonale të Serie A kundër zikaltërve për herë të parë që nga 2017-18.

– Asnjë barazim në 10 ndeshjet në “MAPEI Stadium” ndërmjet Sasuolos dhe Interit në Serinë A: 4 fitore për vendësit dhe gjashtë suksese për miqtë (përfshirë ato në 4 ndeshjet më të fundit).

– Sasuolo ka fituar vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit të kampionatit (B4, H10), në të vetmen ndeshje në periudhën në të cilën e mbajtën portën e pastër ishte në 1-0 kundër Frozinones më 9 mars.

– Kampionët e rinj të Italisë kanë arritur 89 pikë në 34 ndeshje këtë sezon dhe vetëm dy herë në historinë e tyre ka kaluar kufirin e 90 pikëve në një sezon të vetëm të Serisë A: 91 në 2020-21 dhe 97 në 2006-07.

– Interi është skuadra që ka mbajtur më shumë portën e paprekur (20) këtë sezon në pesë kampionatet madhore europiane; Djemtë e Inzagit nuk kanë regjistruar kurrë më shumë porta të paprekura në një sezon të vetëm në historinë e tyre në Serie A (20 edhe në 1988-89 me Xhovanni Trapatoni si trajner).

– Interi ka shënuar 13 penallti në këtë kampionat, në 20 sezonet e fundit të Serisë A (që nga 2004- 05) vetëm dy skuadra kanë shënuar më shumë gola me penallti në një kampionat të vetëm: Milan 15 në 2020-21 dhe Lacio 15 në 2019-20.

– Vetëm Lautaro Martinez (7) ka shënuar golin e parë të ndeshjes më shumë herë se Andrea Pinamonti (6) këtë sezon në Serie A.

– Lautaro Martinez debutoi në Serinë A kundër Sasuolos më 19 gusht 2018 në “MAPEI Stadium” dhe shënoi golat e tij të parë të shumëfishtë në turne kundër zigjelbërve: një dygolësh më 20 tetor 2019 (5 gola në total kundër rivalit të sotëm). Megjithatë, kapiteni interist nuk shënon në Serinë A që nga 28 shkurti kundër Atalantës (gjashtë ndeshje pa gol që atëherë). Vetëm dy herë ai ka regjistruar një seri më të gjatë pa gola në turne (tetë në periudhën dhjetor 2021-shkurt 2022 dhe shtatë në periudhën prill-gusht 2019).

– Hakan Çalhanoglu ka shënuar të gjitha 16 penalltitë në Serinë A dhe asnjë lojtar nuk ka regjistruar një seri më të gjatë penalltish të konvertuara radhazi në Serie A që kur të dhënat janë të disponueshme (që nga viti 2005-06). Turku ka barazuar rekordin e mëparshëm të Xhampaolo Pacinit (16, midis 2012 dhe 2020).

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"