Trajneri i Portugalisë elozhe Ronaldos: E merituam fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 0:59

Trajneri i Portugalisë elozhe Ronaldos: E merituam fitoren

Trajneri i Portugalisë kishte një listë me falënderime pas fitores së titullit kampion të Europës në finalen e luajtur mbrëmjen e së dielës ndaj Francës.

Fernando Santos duke festuar me lojtaret e tij

Fernando Santos duke festuar me lojtaret e tij

Tekniku falënderoi familjen e tij, por nuk la pas as Greqinë, për të cilën ka qenë edhe trajner i saj.

“Jam shumë i lumtur. Para së gjithash dua të them dy gjëra. Falënderoj Zotin, më pas familjen time… nënën time, babain tim, kudo që të jetë. Shpresoj që të ketë pirë ndonjë birrë. Dhe falënderoj Greqinë”,-tha ai për mediat.

Ndërsa Kristiano Ronaldon e cilësoi një shembull në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, duke i dhënë kurajë ekipit paçka se kishte dalë nga fusha i dëmtuar në pjesën e parë.

“Kristiano ishte shembullor, provoi të qëndronte në fushë, por personaliteti i tij ishte shumë i fortë si në fushë, ashtu në dhomat e zhveshjes. Merituam të fitonim. Kemi një të ardhme të ndritur, por sot duhet të festojmë”,-ka thënë Fernando Santos pas fitores së trofeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"