Tomori vendos për stolin, klubi i beson një trajneri beratas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2018 | 13:02

Tomori vendos për stolin, klubi i beson një trajneri beratas

Në një deklaratë në rrjetin social “Facebook”, klubi i Tomorit ka bërë me dije se cili do të jetë numri 1 i pankinës. Stiljan Dule do të jetë në gatishmëri të drejtojë ekipin beratas në gjysmën e dytë të sezonit 2018-2019.

Dule

Dule ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe pasi Tomori momentalisht ndodhet në vendin e 8-të në grupin B të Kategorisë së Parë. Stiljan Dule bëhet kështu trajneri i tretë për këtë sezon pas Gersi Arbrit dhe Bledar Devollit.

“ Sezoni i ri futbollistik do ta gjej ekipin e Tomorit nën drejtimin e trajnerit Santiliano Dule, i cili u perzgjodh midis shumë kandidaturave të tjera. Trajneri Beratas e njef gjendjen e ekipit pasi nje pjesë e ka qenë nën drejtimin e tij vitin e kaluar.”

“Vijojmë me merkaton e janarit, ku peëzgjedhja dhe menaxhimi teknik do të jetë si gjithmonë ekskluzivitet ne dorën e trajnerit brenda treguesve financiar që lejon kategoria e Parë, siç ka qene dhe ne rastin e trajnerit të parë qe beri përzgjedhjen në gusht. Ndërkohë mbëshetetja nga ana e bashkisë, nuk do te mungojë asnjë çast në çdo hap te rrugëtimit të ekipit tonë.”

“Gjejmë rastin t’ju falenderojmë për mbështetjen, dhe të urojmë GËZUAR VITIN E RI 2019 për të gjithë sportdashësit dhe banorët e qytetit tonë. Një jetë sa më të qetë, të bukur plot mbarësi dhe shëndet… Forca Tomori.”- ka qenë postimi i bërë nga faqja zyrtare e klubit të Tomorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"