Tomori nis rinovimet, Mihani një hap larg firmës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 12:27

Tomori nis rinovimet, Mihani një hap larg firmës

Tomori ka gati rinovimet e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit për edicionin e ri. Firmosja e kontratave të reja me futbollistët aktualë të Tomorit do të jetë vetëm hapi i parë, ku më tej pritet të vazhdohet edhe me pjesën tjetër të futbollistëve. Ashtu siç ishte pohuar edhe një ditë më parë, duke nisur nga sot, pritet që të nisin procedurat e rinovimeve me një pjesë të mirë të lojtarëve.

tomori kategoria e dyte

Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” shkruhet: “Duke nisur nga dita e hënë, Tomori do të vijojë procesin e rinovimeve të kontratave me një pjesë të mirë të lojtarëve, të cilët mbyllën sezonin e kaluar. Ky proces do të zgjasë për disa ditë”.

Pas zyrtarizimit të Daniel Ramazanit, një tjetër lojtar është pranë beratasve. Bëhet fjalë për mesfushorin kavajas, Meglid Mihani. Sipas informacioneve, lojtari do të presë edhe 2-3 ditë ofertën e një prej klubeve të Superiores dhe, nëse nuk bindet, është gati të firmosë me Tomorin.

“Kam arritur akordin me drejtuesit e Tomorit dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të firmos kontratën që do të më bënte pjesë e një prej klubeve me tradita në vendin tonë. Pothuajse kam mbyllur çdo marrëveshje me drejtuesit e kësaj skuadre, por ajo që më pengon, është pritja e një oferte nga Superiorja, e cila mund të vijë në këto 2-3 ditë”, thotë lojtari.

Eris Sylyku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"