Tjetër telash për Flamurtarin, ish-sulmuesi i Partizanit fiton gjyqin me klubin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:40

Tjetër telash për Flamurtarin, ish-sulmuesi i Partizanit fiton gjyqin me klubin vlonjat

 Flamurtari humb një tjetër gjyq. Këtë herë është sulmuesi Jurgen Vatnikaj, ai që del lojtar i lirë dhe klubi vlonjat detyrohet t’i paguajë katër rroga. 

kukesi-e-flamurtari-para-ndeshjes

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se në gjyqin e zhvilluar sot në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, përfaqësuesit e Flamurtarit nuk kanë denjuar të marrin pjesë.

Kësisoji, DHZK pasi ka parë pretendimet e futbollistit, ka pranuar pjesërisht kërkesat e tij, duke e shpallur të lirë dhe njëkohësisht detyruar Flamurtarin t’i japë katër rroga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"