Tjetër shuplakë e fortë për yllin e Realit! Zidan e lë në shtëpi përpara ndeshjes me Mançester Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 23:41

Tjetër shuplakë e fortë për yllin e Realit! Zidan e lë në shtëpi përpara ndeshjes me Mançester Sitin

Ylli i Garet Bejlit te Reali ka kohë që ka perënduar. Në sezonin e fundit, futbollisti uellsian është kthyer në hijen e vetes së tij teksa thuajse nuk është aktivizuar në kompeticionet që madrilenët kanë garuar. Por, përpara ndeshjes vendimtare ndaj Mançester Sitit, Bejl ka marrë një goditje të fortë nga trajneri Zinedin Zidan.

bejl
Tekniku francez nuk e ka thirrur lojtarin për ndeshjen ndaj “Qytetarëve” duke e neglizhuar totalisht për kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve të Europës. Megjithëse Zidan e ka lënë në stol Bejlin, futbollisti uellsian nuk pranon të largohet nga Reali pasi paguhet mirë nga klubi, ndërsa interesimi për të nga klubet e huaja ka rënë ndjeshëm.

ramos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"