Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U-21, Alban Bushi grumbullon talentin e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2021 | 17:15

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U-21, Alban Bushi grumbullon talentin e Bylisit

Një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U-21, për dy ndeshjet e programuara për të luajtur në muajin qershor, ndaj Andorrës në transfertë për eliminatoret e Kampionati Europian 2023 dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, po në transfertë.

WhatsApp-Image-2021-05-27-at-2.06.01-PM

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ramen Çepele ka pasur probleme fizike dhe i është nënshtruar analizave mjekësore, lojtari po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor dhe do të vlerësohet në vazhdimësi nëse do të jetë ose i gatshëm dy ndeshjet e radhës me U-21.

Në këto kushte, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë mbrojtësin 17-vjeçar, të Bylisit, Marçelino Preka, i cili është bashkuar që sot me kuqezinjtë.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi qysh në fillim të grumbullimit u largua sulmuesi, Ernest Muçi, i cili pati gjithashtu probleme dëmtimi dhe nuk mund të rikuperohet për të luajtur këto dy ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"