“Tirana nuk duhet të dorëzohet për titullin, janë dhe 15 ndeshje”, Egbo: Kush do ta fitojë kampionatin këtë sezon? E meritojnë shumë ekipe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 22:42

“Tirana nuk duhet të dorëzohet për titullin, janë dhe 15 ndeshje”, Egbo: Kush do ta fitojë kampionatin këtë sezon? E meritojnë shumë ekipe

Ish-trajneri i Tiranës Emanuel Egbo beson se Tirana nuk duhet të heqë dorë nga titulli kampion pasi janë dhe 15 ndeshje deri në përfundim të sezonit. Në studion e “Rubrikës Sportive” në “RTSH Sport”, ish-tekniku i kampionëve të Shqipërisë u shpreh se janë shumë ekipe që mund ta fitojnë këtë vit titullin kampion.
egbooooo
“Trajneri më i mirë i vitit 2020 – Është një sukses që dua ta ndaj me shumë njerëz. Kur një ekip fiton, fitojnë të gjithë në grup. Jam tip bashkëpunues. Nuk dua të marr meritat për vete. Dua t’i falenderoj të gjithë suksesin. pa fjalë nga çmimet që kam marrë.

Tani po bëj tip pushimesh, por nuk jam nga ata që kam shumë qejf të vij në studio. Tani po shkruaj një libër se si dolëm kampionë.

Tirana – Nuk mund të them se Tirana është larg, janë më shumë se 15 ndeshje, janë dhe 45 pikë. Çdo gjë është e mundur në futboll. Jam tip që nuk dorëzohem. Përderisa nuk e ndalon matematika, duhet të guxojë. Edhe nëse kualifikohet në Europë, prapë është sukses. Nuk mund të them ekipin që do të doja të fitonte titullin, sepse e meritojnë shumë ekipe”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"