VIDEO /Tirana ndalet në shtëpi, Vllaznia merr pikë shprese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2015 | 13:31

VIDEO /Tirana ndalet në shtëpi, Vllaznia merr pikë shprese


Tirana – Vllaznia 0-0/ goli i anuluar i Smajlit by gazeta-panorama

Kategoria Superiore, Java e 17­- të

Tirana – Vllaznia 0-0
Golat:

Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Muça,Karabeci, Lika, Fukui, El. Bakaj

Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Dragojeviç, Gurishta, Cicmil, Pjeshka, Marku, Haxhibuliç,Bardulla, Sefa, Shtubina, Çinari, Kalaja

Trajner: Armir Grima

“Derbi i Shqipërisë” mbyllet në shifrat e bardha 0-0. Tirana dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim pa gola në “Selam Stërmasi”. Një ndeshje e vakët nga të dyja ekipet që nuk dhuroi pothuajse asgë në fushën e lojës. Raste të pakta dhe në fund të dyja ekipet dalin me nga një pikë.

Me këtë barazim Vllaznia pozicionohet në vendin e 9-të me 12 pikë, një më shumë se Tërbuni i vendit të fundit dhe një më pak se Bylisi dhe Flamurtari. Ndërkohë Tirana mbetet në vendin e pestë me 26 pikë, një më pak se Teuta dhe dy  të tjera larg nga Kukësi i vendit të tretë.

Pjesa e parë – Një fillim më tepër seç duhet i qetë që nuk i ngjan aspak një derbi të një kombi, ashtu siç është dhe përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Sfidë e vakët që nuk të ngjall shumë interes as emocion për tu ndjekur. Në shkallët e stadiumit numërohen disa tifozë, ku dominojnë “Fanatiksat” ndërsa mungon atmosfera mbështetëse e “Ulras Vllaznia” . Nga ana tjetër përsa i përket ndeshjes, në 45 mimuta lojë kujtojmë vetëm dy raste pak të rrezikshme të bardhebluve, një të Likës dhe golin e anuluar të Smajlit në sekondat e fundit të pjesës së parë. Vendasit kanë një rast të artë për të gjetur avantazhin, pas një goditje dënimi të cilën nuk e shfrytëzojnë siç duhet. Një rrëmujë në zonë mes lojtarësh, ndërsa arbitri sinjalizon ndalimin e lojës, mbrojtësi shkodran siç duket nuk dëgjon dhe çon topin në rrjetë, por gjuajtje e panevojshme që nuk i shërben për asgjë.

Pjesa e dytë- Tirana rikthehet në fraksionin e dytë më kërkuese dhe dominuese në lojë. Djemtë e Dajës qëndrojnë përpara në kërkim të golit të avantazhit por nuk arrijnë të finalizojnë. Ndërkohë shkodranët kthehen mbrapa për të ruajtur rezultatin, dhe ja dalin. Një shans ideal i Bakajt në minutën e fundit të shtesës për ti dhënë skuadrës golin e fitores por pa rezultat. Gjithçka mbyllet në shifrat e bardha 0-0.

Minutat

93′ Aksion  i fundit i Tiranës, por ka ndalur Dragojeviç.
92′
Mundësi për Tiranën, Bakaj godet fuqishëm me të djathtën nga distanca por topi përfunon jashtë kuadratit.
Akordohen 4 minuta shtesë
90′ 
Zëvendësimi i tretë dhe i fundit te Vllaznia. Del Shtubina futet Ahmeti.
88′
Vllaznia luan mbrapa, dëshiron të ruajë barazimin. 
86′
 Tirana qëndron përpara, nuk i ndal tentativat për të shënuar por deri më tani asnjë rast i rrezikshën ndaj shkodranëve. 
84′
Kundërsulmon Vllaznia, tenton me Bardullën, por mbyll mirë Ed.Bakaj.
82′
Del Fukui, futet Muzaka.
80′ 
E rimarrin topin vendasit, provojnë të gjejnë hapësirë në zonën e shkodranëve, por nuk arrijnë, mbyllin mirë kuqeblutë.
77′  
Stefan Cicmil mbetet i dëmtuar pas një dyluftimi në ajer me portierin Edvan Bakaj.
74′
Del Çinari futet Hakaj.
72′
Goditje dënimi për Tiranën, e ekzekuton Bakaj, e qon brenda zonës por nuk ka arritur ta ktheë në lojë Dejan Karan përt a bërë më të rrezikshëm aksionin.
71′
 Daja aktivizon Argjend Malajn.
69′
Del Sefa, futet Ambroz Kapaklia.
68′
Qëndron përpara skuadra e Tiranës, dominon në gjysmëfushën e Vllaznisë, tentojnë nga e djathta me Smajlin dhe Bakajn por mbyllin miqtë.
62′-64′ 
Tirana qarkullon topin, luan për disa minuta në gjysmëfushën e shkodranëve, tenton të gjejë avantazhin por nuk ja del.
59′
Tension në mesfushë, lojtarët përplasen me njëri – tjetrin, por gjithçka vazhdon normalisht.
56′
 Vllaznia provon me Shtubinën, por nuk arrin të gjejë portën e Bakajt.
52′
Erion Hoxhallari ndëshkohet me të verdhë.
50′ – 51′ 
Kërçiku pason për Fukuin në të djathtë, japonezi tenton të krosojë në zonë por devijon Marku në goditje këndi. E ekzekuton Lika, por grushton Dragojeviç.
47′-48′  
Tirana futet në fushë më e rrezikshme, ndërton aksione, dhe tenton të realizojë por mbyllin mirë shkodranët.
Starton pjesa e dytë
tirana vllaznia s sMbyllet pjesa e parë 0-0 në “Selman Stërmasi”. 
45’+1′ 
Goditje dënimi për Tiranën.E ekzekuton Lika.Topi përfundon në zonë, rrëmujë mes lojtarëve, por gjyqtari ndal lojën dhe pse Smajli çon topin në rrjetë, por loja ishte ndalur më parë.
Akordohen dy minuta shtesë.
44′
Bakaj përplaset me Kalanë, momente tensioni me lojtarëve.
43′
 Kërçiku shkakton faull ndaj Sefës, ndëshkohet me të verdhë.
42′
Rast për Tiranën! Karabeci kroson nga e majta një top për Liken në zonë, shkodrani gjuan por devijon Pjeshka.
38′
Një lojë me pak raste, dhe pse Tirana është më kërkuese, por nuk mungon dhe kundërpërgjigjia e shkodranëve.
35′
 Çinari provon nga e djathta, por largojnë vendasit.
31′-32′ 
Tre goditje këndi radhazi për bardheblutë, tentojnë të realizojnë por mbyllin mirë shkodranët.
30′ 
Kundërsulmojnë shkodranët, qarkullojnë topin, provojnë nga e djathta por mbyllin mirë vendasit.
27′
Bardheblutë kontrollojnë topin, provojnë të depërtojnë në gjysmëfushën e shkodranëve por nuk arrijnë.
25′ 
Goditje dënimi për Tiranën, e ekzekuton Lika, grushton Dragojeviç., largon topin nga zona.
23′
 Karabeci provon me të majten por nuk arrin të gjejë portën e Dragojeviç.
21′
Lika riprovon, gjuan me kokë por ka qenë goditje e lehtë për Dragojeviç, i cili pret.
18′ 
Shkodrani i bardhebluve, Gilman Lika provon përsëri por nuk ja del.
14′-17′ 
 Vllaznia provon me Çinarin dhe Kalanë, shkodranët tetojnë të gjejnë hapësirë në gjysmëfushën e bardhebluve. Kuqeblute fitojnë goditje dënimi, e ekzekton Bardulla, devijon Bakaj. Vjen goditja e parë e këndit për Vllazninë. E ekzekuton Sefa, provojnë shkodranët nga e djathta por nuk ja dalin. 
11′ 
Shkodranët mbyllen në gjysmëfushën e tyre, ndërsa vendasit janë në kërkim të golit të avantazit. Lika provon nga distanca por topi përfundon mbi tranë e portës.
07′ 
Aksion i Tiranës  me Smajlin dhe Kërçikun, topi përfundon tek Fukui por japonezi nuk arrin të shfrytëzojë.
03′
Loja nis qetë, të dy ekipet kërkojnë hapësira në gjysmëfushën kundërshtare për të gjetur avantazhin.
Starton takimi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"