Tirana e sezonit të ri, bardheblutë e kanë gati trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 19:10

Tirana e sezonit të ri, bardheblutë e kanë gati trajnerin

Edhe për sezonin e ri Emanuel Egbo mund të qëndrojë në stol, gjithmonë nëse merret titulli. Ndonëse Tirana është shumë pranë kampionatit dhe këtë sezon ka ndërruar tre trajnerë, për sezonin e ri nuk e ka një të tillë në fushë.
egbo
Marrëveshja mes Emanuel Egbosë dhe Tiranës mbaron në javën e 36-të të kampionatit. Halili dhe Egbo duhet të ndajnë mendjen për sezonin e ardhshëm, por presidenti thuajse e ka rikonfirmuar në stol shqiptaro-nigerianin.

Në këto kushte, veç titullit që është pothuajse i hipotekuar, drejtuesit e Tiranës duhet të ndërtojnë skuadrën nga e para. Sigurisht për titullin e 25-të kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"