Tifozët dhe gazetarët e “masakrojnë”, Sarri vendos rekord me Juventusin, mund Alegrin me Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 18:05

Tifozët dhe gazetarët e “masakrojnë”, Sarri vendos rekord me Juventusin, mund Alegrin me Konten

Juventusi u rikthye te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 2-0 Breshian.

juventus

Pavarësisht kritikave të shumta të tifozëve dhe mediave për lojën dhe luhatjet në rezultate kundër teknikut Mauricio Sarri, ish-trajneri i Napolit dhe Çelsit arriti të vendosë një rekord me klubin bardhezi. Sarri koleksionoi fitoren e 16-ë në 17 takimet e para luajtura në stadiumin e Juventusit. Ky rezultat ishte arritur plot 60 vite më parë kur “Zonja e Vjetër” drejtohej nga Karlo Parola.

ILBIANCONERO.Sarri.Juve.2020.assorto.750x450

Megjithëse ende nuk ka përfunduar sezonin e plotë në stolin e kampionëve të Italisë, Sarri parakalon me këtë statistikë kolegët Antonio Konte dhe Masimiliano Alegrin, të cilët konsiderohen si ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë klubit torinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"