Teuta zyrtarizon mbrojtësin nga Kamza, menjëherë nën urdhrat e Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2019 | 14:46

Teuta zyrtarizon mbrojtësin nga Kamza, menjëherë nën urdhrat e Shkëmbit

Ashtu siç ishte konfirmuar, klubi i Teutës ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e parë në merkaton e janarit. Erlis Frashëri, që prej 2016-ës te Kamza, është tashmë një lojtar i ekipit durrsak.

erlis frasheri teuta

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teuta ka publikuar edhe një foto teksa mbrojtësi 30-vjeçar është vënë menjëherë nën urdhrat e ekipit të Bledi Shkëmbit.

Ky është një rikthim për Frashërin tek “Djemtë e Detit”, pasi ka qenë më parë edhe për dy sezone, gjatë viteve 2010-2012.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"