Teuta pret rivalin direkt, 4 lojtarë shqetësojnë Martinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 19:00

Teuta pret rivalin direkt, 4 lojtarë shqetësojnë Martinin

Teuta pret Kukësin të shtunën në një ndeshje shumë delikate që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta (25), ndërsa për momentin verilindorët kanë një golavarazh më të mirë.

Collage Maker-16-Feb-2023-06.32-PM

Në ndryshim nga vitet e kaluara, kur klubet rivalizonin për Europën apo vendet e para, tashmë situata ka ndryshuar dhe të dyja janë në luftë për mbijetesë, duke qenë vetëm dy pikë më tepër nga zona e rënies nga Superiorja. Mirëpo, në prag të këtij takimi trajneri Edi Martini nuk është i qetë, pasi disa titullarë kanë probleme dhe pritet të mungojnë ndaj Kukësit. E sigurt është që nuk do të jetë i gatshëm për shkak kartonësh qendërmbrojtësi Artan Jazxhi, i cili ka plotësuar numrin e tyre. Mirëpo, skuadra është “pushtuar” së fundmi edhe nga dëmtimet. Mbrojtësi tjetër, Jurgen Goxha, doli pa u mbyllur ende pjesa e parë në ndeshjen ndaj Erzenit dhe gjasat për të qenë i gatshëm të shtunën janë të pakta, pasi dëmtimi që ka pësuar kërkon kohë deri në riaftësimin e plotë. Në derbi u dëmtua edhe mesfushori Erando Karabeci, por burime pranë stafit mjekësor tregojnë se 34-vjeçari ka vetëm një problem muskulor dhe mundësitë më të mëdha janë që të jetë në fushë ndaj Kukësit. Ndërkohë, me probleme fizike është edhe sulmuesi i ardhur në merkaton e janarit, Klejdi Daci. Ky i fundit mungoi ndaj Erzenit, por shpresohet që do të jetë i gatshëm për Martinin pikërisht në përballjen kundër skuadrëssë vendlindjes. Megjithatë, vetëtrajneri Martini ka konfirmuar se lojtarët që ka në dispozicionmund të zëvendësojnë dëmtimet dhe pezullimet.

PËRGATITJET

“Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e parë gjatë sëmërkurës në kuadër tëndeshjes së radhës me Kukësin, pasi Martini kishte lënë skuadrën dy ditë pushim ,duke qenë se kalendari këtë periudhë ka qenë shumë i ngjeshur dhe ishte e nevojshme 48 orë pa stërvitje. Deri të premten do të vazhdohet me një seancë në ditë, ndërsa stërvitja e djeshme filloi me një nxehje të lehtë, ku përgatitësi atletik, Mark Doda,si dhe zv.trajneri Bledar Hodopunuan me futbollistët medisa ushtrime fizike. Më pas ekipi vazhdoi me ushtrime aerobike, për të kaluar te puna me topin dhe ana taktike. Gjithçka u mbyll me një lojë brenda grupit, teksa të gjithë lojtarët u panë shumë të motivuar. Atmosfera në grup është pozitive dhe të gjithë kanë besim se do t’ia dalin në këtë takim delikat ndaj rivalit direkt për mbijetesë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"