Teuta ndryshon mesfushën, ja si pritet të luajë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2018 | 15:09

Teuta ndryshon mesfushën, ja si pritet të luajë ndaj Skënderbeut

Risia e formacionit të Teutës në Korçë pritet të jetë aktivizimi si titullar i mesfushorit Roni Gashi. Në 14 ndeshjet e para kosovari ka pasur pak minuta në këmbë, por me sa duket do të startojë sot titullar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit.

teuta

20- vjeçari ishte një nga “bastet” e vetë trajnerit Shkëmbi, që kërkoi ta merrte nga Liria e Prizrenit dhe tani ka ardhur momenti për të treguar se sa vlen. Shkëmbi ka besimin e plotë te Gashi dhe në seancën e fundit mori disa herë lëvdatat e teknikut. Gjithçka është në dorën e lojtarit tashmë, që në mesfushë i merr vendin një tjetër kosovari, Avdylit.

Teuta

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"