Tërbuni/ Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Doda, i befasur nga sjellja e lojtarëve lezhjanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 20:33

Tërbuni/ Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Doda, i befasur nga sjellja e lojtarëve lezhjanë

Tërbuni la dy pikë brenda 30 sekondave në sfidën e së shtunës në Lezhë, edhe pse ka bërë një lojë të bukur. Ndeshjen ndaj Besëlidhjes e ka ndjekur edhe Kryetari i Bashkisë Pukë, njëherësh president i ekipit, Rrok Doda.

RROK DODAJ

Autorët e golave për skuadrën pukjanë kanë qenë Kaçubele, që me këtë gol kap numrin tetë, si dhe Gjini që ka shënuar dy herë e është ngjitur në kuotën e 9 golave personal. Tërbuni në fillim të sezonit kishte synim një ndër vendet e para të klasifikimit, por ecuria e tij nuk ia ka mundësuar këtë gjë. Në lidhje me këtë takim kryebashkiaku Doda tha:

“Ekipi luajti shumë mirë dhe më erdhi keq që i iku fitorja nga duart në fund të takimit. I befasuar jam dhe nga sjellja jo e denjë e tifozëve dhe disa futbollistëve të Besëlidhjes që hoqën këpucët dhe gjuajtën në drejtim të lojtarëve të stolit tonë. Tensioni nuk ishte i nevojshëm në këtë ndeshje derbi. Tani na duhet të mendojmë për takimet e radhës dhe për ‘play off’-in, që të arrijmë objektivin tonë. Një falënderim shkon për deputetin e zonës Ludovik Hasani që po i qëndron pranë ekipit”.

GANI PEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"