Tërbohet Ibrahimoviç: Koha për të hetuar! Dikush po bën para me emrin dhe fytyrën time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 21:10

Tërbohet Ibrahimoviç: Koha për të hetuar! Dikush po bën para me emrin dhe fytyrën time…

Zllatan Ibrahimoviç është tërbuar me kompaninë e famshme të video-lojrave “EA SPORTS FIFA”, teksa ka shpërthye nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke i akuzuar këtë të fundit që kanë përdorur imazhin e tij për të përfituar para. Ibra i ka cilësuar këto fakte si manovra të çuditshme

iBRA

Kush i dha FIFA EA SPORTS lejen të përdorin emrin dhe fytyrën time? FIFPro? Unë nuk jam në dijeni që të jem anëtar i FIFPro dhe nëse jam, më kanë vendosur aty pa ndonjë njohuri të plotë dhe me ndonjë manovër të çuditshme. Dhe është e sigurt që nuk kam lejuar FIFA apo FIFPro që të bëjnë para duke më përdorur. Dikush po përfiton nga fytyra dhe emri im pa asnjë marrëveshje, ka ardhur koha të hetojmë”, shkruan Ibra.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"