Telushi: Më mungon një titull kampion, ky është viti i duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 14:30

Telushi: Më mungon një titull kampion, ky është viti i duhur

Bruno Telushi, se bashku me trajnerin Gega kanë folur përpara ndeshjes me Kastriotin. Vlonjati është shprehur se ky është viti i duhur për titullin kampion dhe se atij i mungon një i tillë në karrierë.

8880b040-e32a-414d-b283-880568f2010a

Sa e keni vuajtur periudhën e dëmtimit ?

E kam vuajtur pak sepse dëmtimi më la mbrapa. Me ardhjen e Gegës ndihem mirë dhe mendoj se po jap atë që duhet.

Goditjet standarte…

Në ekip ka futbollistë të tjerë që godasin mirë portën. Duhet të kërkojmë faullet në zonat e fundit që të kemi mundësi të godasim portën sa më shumë.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për tu përgatitur, pasi kampionati ndërpritet për 1 javë ?  

Kjo ndeshje është e rëndësishme dhe ne e kemi përgatitur mirë. Nuk duhet ta marrim lehtë dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht. Edhe me Kamzën pak a shumë kështu na ndodhi në pjesën e parë.

A mendoni se ky Partizan është më i mirë se ai i sezonit të shkuar ?

Kjo pyetje nuk më takon mua për të dhënë përgjigje. Këta futbollistë që janë duhet të japin maksimumin.

Ju mungon një titull kampion në karrierë ?

Më mungon shumë një titull kampion, arsyeja pse jam te Partizani është që të fitoj kampionatin. Nëse gjërat shkojnë mirë, mendoj se jemi në rrugën e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"