Telashe te Franca për shkak të Mbape, sulmuesi bojkoton seancën e fotove zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 19:19

Telashe te Franca për shkak të Mbape, sulmuesi bojkoton seancën e fotove zyrtare

Kilian Mbape do të jetë rregullisht në fushën e lojës me përfaqësuesen e Francës në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sigurisht që nuk do të mungojë në Botëror. Por ylli i Francës nuk do të jetë në foto zyrtare të “gjelave” për aktivitete promocionale dhe nuk do të shfaqet me logot e sponsorëve të saj.

benzema-mbape

Vetë futbollisti ka konfirmuar sot qëndrimin e tij duke ua shpërndarë agjencive të lajmeve, duke siguruar që do të bojkotojë seancën fotografike të planifikuara për këtë të martë në qendrën stërvitore të bluve. Në këtë komunikatë për shtyp të shpërndarë nga përfaqësuesit e lojtarit, theksohet se nuk është e mundur që të gjendet një marrëveshje me federatën mbi administrimin e të drejtës së imazhit të sulmuesit.

Mbape ne fakt është në luftë me federatën prej kohësh dhe në mars kishte bojkotuar një aktivitet të ngjashëm me sponsorët e përfaqësueses. Nëse Mbape vazhdon me qëndrimin e tij, duke refuzuar që të mbajë veshur edhe uniforma të përfaqësueses me logot e sponsorëve, atëherë ai do të gjobitet nga 25 mijë euro për çdo ndeshje. Një shifër deri diku qesharake po të llogariten rreth 50 milionë eurot që përfiton në vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"