Telashe për Duron në Kosovë, mund ta pësojë prej… puros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 17:56

Telashe për Duron në Kosovë, mund ta pësojë prej… puros

Drita e Gjilanit ka humbur ndaj Llapit në javën e 15-të të Supererligë së Kosovës. Megjithatë përpos humbjes, te Drita mund të dënohet edhe trajneri Duro. Komisioni i Garave ka nisur procedimin e tij disiplinor për shkak të tymosjes së cigares përpara fillimit të ndeshjes së datën 10 nëntor. FFK shkruan se ai kishte ndezur cigare teksa futbollistët po përgatiteshin në fushë për fillimin e takimit.

duro

“Shpëtim Duro ishte ulur në karrige përskaj vijës anësore dhe tymoste cigare (puro). Në ndeshjen KF Lllapi-KF Drita, e zhvilluar në datën 10.11.2018, ora 13:30, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.” Shpjegon FFK. Duro ka të drejtë të ankohet brenda 3 ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"