Tekniku serb i Kukësit nuk duron më, përplaset me Gjicin dhe bën gati largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 15:00

Tekniku serb i Kukësit nuk duron më, përplaset me Gjicin dhe bën gati largimin

Mlladen Milinkoviç duket se do të vazhdojë punën te Kukësi pa zv.trajnerin Marko Jovanoviç. Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ky i fundit është përplasur me presidentin Gjici gjatë mbledhjes së kryer pas barazimit me Vllazninë për shkak të këndvështrimit të ndryshëm të situatës.

kukesi

Pas debatit me numrin një të klubit, Jovanoviç i ka thënë Gjicit se është i gatshëm të largohet nga detyra. Klubi kampion i Shqipërisë nuk konfirmon asgjë zyrtarisht, por mësohet se largimi i zv.trajnerit është tashmë fakt i kryer dhe palët janë duke zgjidhur disa pika të kontratës. Jovanoniç është njeriu më i besuar i Milinkoviçit teksa kujtojmë që punuan bashkë edhe te Luftëtari në sezonin e shkuar.

Stafi i Kukësit në këtë sezon ka një numër të madh të punësuarish dhe rezultatet negative kanë bërë që presidenti Gjici ta kërkojë tek ata përgjegjësinë kryesore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"