Te Luftëtari kanë përsëri rezerva për arbitrin, Dadaj: Gjykim me dy standarde, ne luftë të ndershme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 9:05

Te Luftëtari kanë përsëri rezerva për arbitrin, Dadaj: Gjykim me dy standarde, ne luftë të ndershme

Drejtori sportiv i Luftëtarit, teksa falënderoi bluzinjtë për shpirtin e garës dhe sakrificën, e konsideroi gjykim të njëanshëm nga kryesori Hermal Llapra.artur dadaj

Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së djeshme u shpreh: “A nuk jeni vetë ju gazetarët dëshmitarë për atë që ndodhi në fund të ndeshjes? Kemi të bëjmë me gjykim me dy standarde. Pa dyshim që po!

Ç’mund të them më shumë për këtë pjesë? Nga ana tjetër, më duhet të falënderoj futbollistët për shpirtin e garës dhe luftën e ndershme sportive.

Me këtë motiv do vijojmë të jemi prezent deri në fund të garës”, deklaroi në përfundim të sfidës drejtori sportiv i bluzinjve, Dadaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"