Të kompletuar në organikë, te Partizani presin edhe një… sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:01

Të kompletuar në organikë, te Partizani presin edhe një… sulmues

Partizani e ka kompletuar thuajse të gjithë ekipin në këtë merkato vere, por “demat” nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq. Pas përfundimit të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës, vëmendja do të fokusohet sërish në tregun e transferimeve dhe objektivi kryesor i stafit teknik, është afrimi i një sulmuesi që mund të mbulojë dy role, si qendërsulmues dhe si sulmues krahu.

Partizani

Më shumë, është studiuar tregu i huaj, por pa shkuar shumë larg Shqipërisë, për të gjetur një lojtar që i përmbush të dyja kriteret: Aftësitë dhe cilësitë për të bindur stafin teknik, si dhe kushtet financiare, që duhet të jenë sa më të favorshme për kupolën drejtuese.

Aktualisht, Cara, Kardozo dhe Zhunior janë sulmuesit e vetëm në ekipin e parë. Daja nuk ka alternativa dhe dëshiron që minimumi të afrohet dhe një sulmues deri në përfundim të merkatos së verës.

Largimet e Çinarit dhe Asanit, kanë lënë hapësira në skuadër, që deri më tani po mbulohen vetëm nga Cara dhe Lukas.

par

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"