Tani vjen edhe zyrtarizimi, zikaltërit marrin përfundimisht sulmuesin kolumbian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 16:51

Tani vjen edhe zyrtarizimi, zikaltërit marrin përfundimisht sulmuesin kolumbian

Atalanta ka marrë përfundimisht kartonin e Duvan Zapatës, i cili ishte i huazuar nga Sampdoria.


Duvan+Zapata+Atalanta+BC+vs+FC+Copenhagen+02ztryYJausl

Zikaltërit e morën në verën e 2018 nga Sampdoria në një huazim 2-vjeçar, me të drejtë blerje në rast se bind me paraqitjet e tij.

Në këtë situatë drejtuesit bergamaskë janë shumë të kënaqur me atë që Zapata ka treguar dhe kanë vendosur ta blejnë atë përfundimisht.

Atalanta ka paguar 25 milionë euro për kolumbianin, me të cilin kanë firmosur edhe një kontratë deri në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"