“Tango” e Mark Markezit në Argjentinë, Dukati bën “harakiri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2016 | 5:14

“Tango” e Mark Markezit në Argjentinë, Dukati bën “harakiri”

Mark Markez i pari, i dyti Val entino Rosi dhe i treti Daniel Pedroza. Kjo ishte radha e mbërritjes në Çmimin e Madh të Argjentinës, gara e dytë e Botërorit të MotoGP-së, por që në fund serviri një fund “shock”. mark markezVeçanërisht për Dukatin që në kthesën e fundit, kur Doviciozo dhe Ianone po “flirtonin” me podiumin, krejt pa parashikuar përfundojnë jashtë piste. Në fakt do të ishte më e saktë të thuhej se ishte Ianone që hodhi në tokë shokun e skuadrës.

Në fakt, një precedent i tillë mes shokëve të skuadrës në të vërtetë nuk duhet të ndodhë. Dhe në fund vjen sulmi i tmerrshëm i Ianones në dëm të Doviciozos. Kur gjerësisht pritej një luftë në front mes Valentino Rosit dhe Mark Markezit, në vend të “dhëmb për dhëmb” mes tyre, “show”- n më të shëmtuar e servirën dy pilotët e Dukatit.

Në fillim të garës (mos harrojmë që për arsye sigurie “Michelin” imponoi për pilotët edhe ndryshimin e motorëve në gjysmën e garës), Rosi ishte shumë i shpejtë dhe me të vërtetë e vuri në vështirësi spanjollin e Hondës. Parakalime dhe rokada mes tyre, por gjithmonë në sensin sportiv. Tërhoqën vëmendjen ovacionet e publikut argjentinas që vinin nga shkallët sa herë që Rosi parakalonte Markezin.

Një epilog i trishtë ai i djeshmi për Horge Lorencon. Majorkeni përfundoi në pistën me dhe që në xhiron e gjashtë pas një starti jo shumë mbresëlënës. Një panoramë e vështirë dhe gri për spanjollin e Yamahas. Pa përmendur thashethemet (sirenat e zakonshme që e lidhin me Dukatin në të ardhmen), që deri diku po e destabilizojnë pak, kampioni i botës nuk ishte ai i pamëshirshmi i Katarit. Gara u bë dramatike pikërisht në fund.

Rosi shpërdoron dy xhiro nga fundi ndaj dy motorëve të Dukatit që parakalojnë me lehtësi. Por pikërisht “in extremis” pikërisht dy pilotët e Dukatit nuk bëjnë gjë tjetër veçse i prishin punë njëri-tjetrit. Dhuratë e bukur e Dukatit për Rosin. Te Dukati zhgënjimi i madh ishte i ligjshëm. E tregoi pas garës tensioni i drejtorit sportiv, Paolo Ciabati.

“Një sulm i tillë nga shoku i skuadrës kurrsesi nuk duhet të ndodhë. Për fat të keq, kjo ka ndodhur dhe kemi humbur një rezultat të mirë”. Vështirë për të parashikuar nëse ky episod do të ketë pasoja brenda ekipit italian.

Ndërkohë Johan Zarko fitoi “Grand Prix”-in argjentinas, në klasin Moto2 në cirkuitin e Termas de Rio Hondo. Francezi i Ajo Motorsport, i 12-ti në Katar, dje arriti fitoren e dhjetë të karrierës përpara “pole man”-it Se Lous (Federal Oil Gresini Moto2) dhe Jonas Folger (Dynavolt Intact GP). Ndërsa fituesi i Moto 3-shit ishte Khairul Id’ham Pavi nga Malajzia. Ky ishte suksesi i parë në karrierë për të dhe historike për vendlindjen e tij. Koha e dytë më e shpejtë ishte për Jorge Navarro, i ndjekur në vijën e finishit nga Bred Binder.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"