Tamponë në Tiranë, UEFA i paguan faturën skuadrave shqiptare që do luajnë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 11:37

Tamponë në Tiranë, UEFA i paguan faturën skuadrave shqiptare që do luajnë në Europë

Shmangen problemet me tamponët për eki pet shqiptare. Tirana dhe të gjitha skuadrat e Shqipërisë do të bëjnë testet në Shqipëri dy ditë para ndeshjeve të Europës. UEFA ka marrë përsipër jo vetëm shpenzimet e tamponëve, por ajo ka licencuar një kompani në Tiranë që do t’i bëjë tamponët në mënyrë private, duke u shpëtuar skuadrave shqiptare nga 5 mijë euro shpenzime secila. Jo vetëm kaq, por bardheblutë mund të shmangin tani edhe udhëtimin nga Maqedonia dhe mund të udhëtojnë nga Tirana.

TIRANA KUKESI

Katër klubet shqiptare që do të marrin pjesë në Kupat e Europës këtë sezon do të hasin në një situatë të pazakontë, natyrisht si të gjithë rivalët në vendet e tjera. Përpara ndeshjes së parë të Tiranës në Ligën e Kampioneve (18 ose 19 gusht) dhe Kukësit, Laçit e Teutës në Ligën e Europës (27 gusht), skuadrat do t’u nënshtrohen testeve të shpeshta për Koronavirusin. Masat e marrë nga UEFA janë të rrepta, por të paktën testet do të bëhen në Tiranë dhe jo në ndonjë shtet tjetër.

TAKIMET – Problemi kryesor i skuadrave shqiptare është fusha dhe me shumë mundësi klubet tona nuk do të luajnë në fushën e tyre. Skuadrat shqiptare vuajnë nga numri i lartë i vdekjeve për 1 milion banorë dhe Shqipëria nuk është në vendet me vdekjet më të ulëta. Gjithsesi, “kutia e Pandorës” do të hapet ditën e shortit.

tIRANA-KUKESI

DETAJET PËR SHORTIN – UEFA do të hedhë shortin më 9 dhe 10 gusht në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e turit të parë do të luhen më 17-18 në Champions dhe 27 gusht për Europa League. Sipas rregullores së re, e diktuar prej pandemisë, do të ketë vetëm një takim, jo vajtje-ardhje. Në short do të përcaktohet edhe fusha se ku do të luhet ndeshja. Nëse të dyja vendet konsiderohen si zonë e kuqe prej Koronavirusit, atëherë ekipi shqiptar do të luajë në një fushë të një vendi neutral.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"