Talenti shqiptar drejt kampionatit anglez, Aston Vila i bën ofertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 15:14

Talenti shqiptar drejt kampionatit anglez, Aston Vila i bën ofertë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Flamur Kastrati është shumë pranë kalimit te skuadra angleze e Aston Vilës. Paraqitjet e shkëlqyera me skuadrën e Sandeford kanë bërë që në adresë të 26-vjeçarit të mbërrijnë oferta të rëndësishme.

Kosova

Kastrati ka qenë vendimtar për skuadrën e tij këtë edicion duke shënuar 10 gola. Ai pritet që në merkaton e janarit të kalojë tek Aston Vila, e cila kërkon rikthimin në Premier Ligë.

Flamur-Kastrati1-650x358

Sulmuesi më parë është aktivizuar edhe në futbollin gjerman me skuadra si Duisburg e Aue, ndërsa ka fituar titullin e kampionit me Stromgodsetin në Norvegji.

Kastrati ne Suedi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"