Surpriza në listën e Italisë, Di Biaxho zgjedh Kutronen para Balotelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 10:48

Surpriza në listën e Italisë, Di Biaxho zgjedh Kutronen para Balotelit

Janë 26 futbollistët e grumbulluar nga Luixhi Di Biaxhio në prag të miqësoreve të Italisë kundër Argjentinës e Anglisë, ndeshje që do të luhen të premten më 23 mars në “Etihad Stadium” të Mançesterit (ora 19:45 lokale, 20:45 në Shqipëri) dhe të martën më 27 mars në “Wembley” të Londrës (ora 20:00 lokale, këtu 21:00).

luixhi di biaxho

Risitë kryesore përfaqësohen nga Patrik Kutrone e Federiko Kieza, ky i fundit i grumbulluar, në të vërtetë, edhe nga Ventura dhe vetë Di Biaxhio me rastin e testeve të dedikuara lojtarëve të emergjencës.

1-179-450x450

 

Nuk është, megjithatë, e dhëna e vetme interesante: Donaruma, Rugani, Spinacola, Zapakosta, Kristante, Galjardini, Pelegrini, Verdi e Beloti përfaqësojnë bazën e së ardhmes. Rikthehet të veshë fanellën “axurre” edhe Xhiakomo Bonaventura. Baloteli, së paku për momentin, mbetet jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"