SUPERLIGA E KOSOVËS/ Bien Prishtina dhe Gjilani i Mezanit, Ballkani gati të nisë “arratinë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 18:20

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Bien Prishtina dhe Gjilani i Mezanit, Ballkani gati të nisë “arratinë”

Lufta për titullin kampion në Kosovë sa vjen dhe bëhet më interesante. Dy takimet e javës së 22-ë të “IPKO Superligës” Drita-Prishtina dhe Llapi-Gjilani përfunduan me fitoren e skuadrave vendase.
1

“Intelektualët” fituan me rezultatin 2-1 kundër “Plisave”. Për Dritën shënuan Rexha dhe Fazlliu, ndërsa për Prishtinën realizoi ish-futbollisti i Skënderbeut Oto Xhon.

Gjilani i drejtuar nga tekniku vlonjat Gentian Mezani u mposht nga Llapi me rezultatin 2-1. Për “Legjedat” shënuan Ramadani dhe ish-futbollisti i Kastriotit Ersil Ymeraj, ndërsa për “Skifterat” shënoi ish-sulmuesi i Teutës Darko Nikaç.

88434904_10157991444502243_136406056786984960_oBallkani kryesues ka shansin e mirë ditën e nesërme te thellojë diferencën me Dritën e vendit të dytë pasi përballet me Flamurtarin e vendit të 10-ë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"