Superiorja, tani ka pak shpresa për Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2012 | 13:40

Superiorja, tani ka pak shpresa për Elbasanin

Humbja me Pogradecin në “Ruzhdi Bizhuta” bëri që Elbasani, një nga skuadrat e para që pretendonin Superioren, të dalë pothuajse përfundimisht jashtë gare. Në lojë e mban vetëm matematika, tek e cila tanimë askush nuk beson më. Nëse deri para sfidës me Pogradecin, elbasanasit kishin me se të “krenoheshin” – me pathyeshmërinë në shtëpi – tani edhe kjo gjë pozitive në kampionat u prish. Megjithatë, verdheblutë kanë edhe një motivim të fundit këtë sezon, të mos thyejnë rekordin negativ të asnjë pike të marrë në transfertë, duke qenë deri në këto momente skuadra e vetme në Superiore dhe Kategori të Parë që nuk e ka “provuar” pikën larg Elbasanit.
A.Senja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"