“Superiorë” në dekadën e fundit, Laçi rigjen… derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 15:21

“Superiorë” në dekadën e fundit, Laçi rigjen… derbin

Pas 4 vitesh mungesë, Laçi rigjen Kastriotin. Dhe përballja me krutanët sjell në fokus përballjen e fundit mes tyre, kur kurbinasit kanë realizuar një fitore tenisitke. Plot 6 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar më 4 maj 2014, vit që krutanët binin edhe nga kategoria. Asokohe e prisnin këtë kundërshtar në shtëpi, ndërsa këtë të diel do të ndeshen në transfertë (në Fushë-Krujë konkretisht, pasi stadiumi i Krujës është në rikonstruksion).

laci

Bardhezinjtë i kanë më shumë se në favor statistikat, pasi e fundit herë që e kanë humbur daton më 23 shkurt 2013. Një takim që mbyllej me rezultatin 2-1. Në dekadën e fundit janë luajtur 15 takime në total dhe 9 prej tyre janë mbyllur me festë nga Laçi. Kastrioti ia dalë vetëm 4 herë, ndërsa dy herë kanë barazuar.

Kjo përballje ka prodhuar edhe gola me bollëk, 24 prej të cilëve mbajnë firmën e kurbinasve dhe 11 të kundërshtarit. Skuadra e drejtuar prej Artan Mërgjyshit kërkon vetëm fitoren në këtë 90-minutësh dhe për të përmirësuar sulmin, janë gati që të sakrifikojnë edhe Sukajn, i cili ende nuk është në 100% e formës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"