Supergol i Sadikut në Spanjë, por Zyrihu largohet me humbje (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 22:59

Supergol i Sadikut në Spanjë, por Zyrihu largohet me humbje (Video)

Armando Sadiku e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë. Sulmuesi shqiptar i Zyrihut kishte premtuar se do të kërkonte me ngulm golin e parë në Ligën e Europës dhe e ka realizuar një të tillë në sfidën ndaj Vijarealit që skuadra e tij luajti në Spanjë.

sadiku vijareal

Sulmuesi realizoi që në minutën e dytë të sfidës me një gjuajtje të pakapshme nga distanca për portierin kundërshtar Fernandez. Vijareal vuajti për disa minuta pas avantazhit të Sadikut, ndërsa spanjollët u treguan më të kujdesshëm duke rrethuar sulmuesin shqiptar i cili ishte i vetëm në repartin e avancuar të zviceranëve.

Por me kalimin e minutave, falë edhe kualitetit të lojtarëve në dispozicion, skuadra spanjolle përmbysi rezultatin me dyshen Pato-Xhonatan Dos Santos, pa u mbyllur pjesa e parë. Kurse për Zyrihun, i vetmi rast tjetër për t’u shënuar gjatë këtij fraksioni loje ishte gjuajtja nga distanca e Kukelit, i cili ishte gjithashtu mes titullarëve.

70d0e34a-5c2f-49b6-a207-c53359de32fe_800

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra ndjeshëm falë zëvendësimeve apo faulleve të shumta. Ndaj rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të këtij takimi, edhe pse Zyrihu provoi të shënonte golin e barazimit me disa tentativa në minutat e fundit.

Ndeshja e radhës e Zyrihut në Europa League është ndaj turqve të Osmanlispor të cilët sot fituan me shifrat 2-0 ndaj Steauas së Bukureshtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"