Sulmi zhgënjeu, te Shpresat grumbullojnë yllin e ri të përfaqësueses U19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2021 | 15:38

Sulmi zhgënjeu, te Shpresat grumbullojnë yllin e ri të përfaqësueses U19

Shqipëria U21 fitoi këtë të enjte ndeshjen e kualifikueseve të Europianti të kësaj grupmoshe ndaj Andorrës me shifrat 2-0. Por pavarësisht rezultatit, sulmi kuqezi nuk ishte në një ditë të mirë pasi humbi shumë raste para portës, teksa ndeshja u zgjidh vetëm me dy goditje dënimi të Ernest Muçit,

eljo toci

Për këtë arsye, stafi kuqezi ka vendosur të përforcojë radhët me një lojtar cilësor. FSHF bëri të ditur se nga sot, pjesë e ekipit të U21 është bëre edhe Eljo Toçi. Sulmuesi i ri, i cili aktivizohet me Fiorentinën në kampionatin Primavera në Itali, ka spikatur në këtë sezon me klubin e tij ndërsa është një titullar i padiskutueshëm te Shqiëpria U19.

Me këtë të fundit, ai u bë dje protagonisti kryesor i miqësores të fituar 3-0 ndaj Malit të Zi, duke shënuar 2 gola në duelin në fjalë. Ndaj trajneri Bushi ka vendosur që ta grumbullojë për sfidën e të hënës ndaj Sllovenisë lojtarin, me shpresën se mund të ndihmojë repartin e avancuar ndaj një kundërshtari shumë më të fortë se Andorra, i cili vetëm pak ditë më parë barazoi me Anglinë me shifrat 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"