Suarez me superlativa për Lautaron: Është lojtar i madh, gati ta mirëpresim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 12:29

Suarez me superlativa për Lautaron: Është lojtar i madh, gati ta mirëpresim

Luiz Suarez thotë se Barcelona do ta mirëpriste sulmuesin e Interit Lautaro Martinez me krahë hapur, dhe e cilëson argjentinasin një lojtar të madh. Lautaro vazhdon të jetë i lidhur me një transferim tek Barcelona, me katalanasit që po mendojnë të ofrojnë 70 milionë euro plus mbrojtësin e majtë Zhunior Firpo.

luis suarez

Sulmuesi i Interit do të zëvendësonte Suarezin si numri 9-të tek Barcelona, por uruguajani nuk e ka problem ardhjen e Lautaros. “Lautaro është një lojtar i madh. Ai ka luajtur në nivele të larta me Interin”, tha Suarez për “Sport”. “Nuk është e lehtë të lëvizësh nga Argjentina në Itali dhe të tregosh gjithçka në një ligë të fortë si ajo e Italisë.

Ai është i ri dhe ne do mundohemi ta ndihmojmë të përshtatet dhe të ndihet mirë, nëse vjen tek Barcelona”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës Luiz Suarez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"