STATISTIKAT/ Në shtëpi me Pep Guardiolën, Mançester Siti e mund gjithnjë Real Madridin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 10:52

STATISTIKAT/ Në shtëpi me Pep Guardiolën, Mançester Siti e mund gjithnjë Real Madridin

Reali nuk ka fituar kurrë në Mançester, Siti mund të bëhet skuadra e dytë që eliminon Realin e Madridit në fazat me eliminim direkt të Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampionëve në dy sezone radhazi, pas Milanit në 1988-89 (gjysmëfinale) dhe 1989-90 (1/8-at). Verdikti i Mançester Siti-Real Madrid sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.

city real

STATISTIKAT – Mançester Siti i ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Realit të Madridit, të gjitha nën drejtimin e Pep Guardiolës: 2-1 në 2020, 4-3 në 2022 dhe 4-0 në 2023. Trajneri i vetëm i mëparshëm që ka fituar katër ndeshje radhazi në shtëpi kundër Realit në Ligën e Kampioneve është Otmar Hicfeld, i cili e bëri këtë në krye të Bajernit të Mynihut midis 2000 dhe 2002. Kjo do të jetë hera e tetë që Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampioneve, 5 barazime dhe 5 humbje është rekordi i Pep Guardiolës kundër Realit. Por ai ka pësuar edhe humbje të rënda kundër tyre, si 4-0 në gjysmëfinalen me Bajernin në 2014 dhe në 2022 kur pësoi dy gola me Sitin në shtesë. 12 gjashta që kur janë në krye të klubeve aktuale, Mançester Sitit dhe Realit të Madridit.

Çiftet e vetme të menaxherëve që janë përballur me njëritjetrin në më shumë se tetë raste në këtë kompeticion janë Sër Aleks Ferguson dhe Otmar Hicfeld dhe Karlo Ançeloti dhe Jyrgen Klop (nga nëntë herë secili). Reali i Madridit është kualifikuar vetëm në dy nga 10 përballjet e mëparshme me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, pasi dështoi të fitojë ndeshjen e parë në shtëpi, të dyja ishin kundër Mançester Junajtid (çerekfinalet e sezonit 1999- 2000 dhe 1/8-at e sezonit 2012-13). Fill Foden ka shënuar në pesë startet e tij të fundit në Ligën e Kampioneve, ecuria më e gjatë për një lojtar të Sitit në kompeticion, së bashku me Serxho Agueron, mes shkurtit 2018 dhe marsit 2019.

siti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"