Statistikat/ Milinkoviç ecuri më të mirë se të Gjokës, diferencën e bën një humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 14:16

Statistikat/ Milinkoviç ecuri më të mirë se të Gjokës, diferencën e bën një humbje

Kukësi arriti të fitonte për herë të parë titullin kampion sezonin e shkuar dhe ishte shumë pranë thyerjes së rekordit për ta arritur një sukses të tillë pa asnjë humbje. Por disfatën ata e pësuan në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Luftëtarit në transfertë. Një sezon që përfundoi me 75 pikë, 20 takime të fituara, 15 barazime dhe në javën e fundit një humbje.

kukesi

Përveç kësaj, Kukësi kishte një sulm të frikshëm vitin që sapo lamë pas, ku Pejiç e Emini u shndërruan në “makineri” golash. Nga 51 gola që verilindorët realizuan në total, 36 prej tyre i takonin dyshes Pejiç dhe Emini, ku 28 kroati dhe 8 shqiptari i Maqedonisë.

Megjithatë, ekipi i Milinkoviç kishte edhe mbrojtjen e dytë më të mirë në Superiore me 18 gola të shënuar. Në kampionatin e shkuar, kampionët lëshuan sinjale të forta në sulm që në katër javët e para të sezonit, ku nga pesë gola të shënuar të katër takime, tre i takonin Pejiçit, një Eminit e një Bedri Grecës.

Kukesi Kampion

Një sezon më parë, në 4 javët e para verilindorët shënuan 5 gola dhe pësuan 2, në barazimin në Tiranë 2- 2 më datë 12 tetor 2016, ndërsa javën e parë barazonin 0- 0 në Shkodër, në të dytën fitonin 3-0 ndaj Teutës, në të tretën barazonin 2-2 me Tiranën e në të katërtën sërish barazonin me rrjeta të paprekura në Laç ndaj kurbinasve. Pra, 6 pikë në 4 takime.

Gjoka dhe Milinkovic

AKTUALISHT – Krahasuar me sezonin që shkoi, Kukësi aktual, i drejtuar nga trajneri Milinkoviç, ashtu si sezonin e shkuar, ka shënuar pesë gola dhe kanë pësuar dy. Pra historia përsëritet, por me një ndryshim pozitiv dhe një negativ. Aspekti pozitiv është që aktualisht në katër takime Kukësi ka grumbulluar 7 pikë, pas 2 fitoreve, 1 barazimi dhe 1 humbjeje.

gjici gjoka kukesi

Javën e parë Kukësi fiton 1-0 ndaj Kamzës, në të dytën barazon me rrjeta të paprekura me Partizanin në Tiranë, në të tretën fiton me Laçin 3-0 në shtëpi e në të katërtën humbet ndaj Skënderbeut në shtëpi. Ndërsa aspekti negativ është që Kukësi në ndryshim nga vjet, këtë vit ka pësuar humbje në katër javët e para.

Gjithashtu, skuadra e trajneri janë kritikuar edhe për një lojë konfuze e pa ide, që vjen për shkak të ndryshimit të sistemit të lojës nga trajneri i ri dhe largimi i pesë futbollistëve kryesorë të ekipit, si Pejiç, Emini, Karioka, Dvorenkoviç e Lena.

Milinkovic

Pa harruar që sulmi aktual i përbërë nga dyshja Alijev-Bakaj nuk ka funksionuar siç duhet, pasi nga 5 gola të shënuar azeri nuk ka arritur të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës. Bakaj ka shënuar 3 gola, dy prej të cilëve nga pika e bardhë e penalltisë, Elton Kale me 1 gol dhe malazezi Krkotiç po me 1 gol.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"