Stankoviç: Ljajiç u motivua pasi i shënoi… Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 13:18

Stankoviç: Ljajiç u motivua pasi i shënoi… Shqipërisë

Nga grinta e fushës së lojës te serioziteti i zyrtarit të Interit. Dejan Stankoviç do të mbahet mend si një nga heronjtë e tripletës, por edhe për golat spektakolarë që ka shënuar me fanellën e zikaltër.

Dejan StankoviçNë një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Interit, Stanko tregon emocionet e së shkuarës dhe planet e së ardhmes.

Roli i drejtuesit

“Fusha e lojës më mungon shumë. Kam pasur një karrierë fantastike, ndërsa tani fle dhe ha pak më shumë. Interi më dha një mundësi të madhe për t’u rikthyer sërish të punoj si drejtues. Kam shumë miq dhe jemi një familje e madhe. Kur gjërat shkojnë mirë, sigurisht që nuk është e nevojshme të flasim shumë”.

Tifozët

“Jeta e futbollistit është shumë ndryshe nga ajo që bëj tani. Jam më i lirë tani, sepse më parë ishim në udhëtime dhe grumbullime. Tani mund të ndaloj dhe të bisedoj më lirisht me tifozët. Nuk e di nëse do të rikthehem të bëj trajnerin, por kjo që po bëj tani është fantastike. Kam mundësi të punoj me njerëz si Havier Zaneti. Sa herë e shoh, bëj batuta me të”.

Golat dhe Shnajder

“Nuk i kam menduar ndonjëherë golat që kam shënuar. Godisja për momentin dhe ndaleshin në rrjetë. E dija që kisha goditje të frikshme dhe më ka sjellë fat. Shnajderin e kam takuar këtë vit në Stamboll. Kam raport special me të dhe me të gjithë shokët e tjerë të tripletës. Mirana dhe Murijo më kujtojnë dyshen Samuel-Lucio”.

Ljajiç

“Ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Është rikthyer shumë i karikuar pas golit të çmendur që shënoi me kombëtaren serbe dhe ka fituar shumë besim. Ka ndryshuar shumë dhe më duhet t’i bëj komplimentet për ecurinë që ka pasur. Ndaj Napolit, gjithashtu bëri një tjetër ndeshje të madhe”.

De Rosi

“Mendoja se ai më ngjasonte shumë në lojë. Ai vendosi të luante përpara mbrojtjes, ndërkohë që unë kam ndryshuar shumë role. Ndërsa unë mendoj se ngjasoja me Mateusin, pasi ai kishte një goditje të fortë”.

Roli tek Interi

“Më pyesin shumë për këtë (qesh). Jam shumë i lidhur me Auzilion, qëndroj shumë pranë skuadrës, por studioj edhe stërvitjet. Dua të qëndroj përjetësisht tek Interi. Nuk ka rëndësi nëse firmos diçka apo jo. Ndoshta në një të ardhme mund të bëhem edhe trajner i Interit. Jam ende shumë i ri dhe besoj se në këtë aspekt e kam karrierën përpara”.

Mihajloviç

“Kjo është puna jonë dhe nuk mund ta gjykoj që ka shkuar te Milani. Madje, nuk kam frikë të them se do të bëjë shumë mirë sepse është një trajner i shkëlqyer”.

Mançini

“Është përmirësuar shumë në mënyrën sesi sillet me skuadrën. E ka gjithçka nën kontroll. Më parësishte impulsiv, ndërsa tani është më i qetë. Kam një raport shumë të mirë me të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"