“Stadiumi i vdekur i Durrësit”, Osmani replikon me Prodanin: Nuk ta bën dora që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2018 | 20:07

“Stadiumi i vdekur i Durrësit”, Osmani replikon me Prodanin: Nuk ta bën dora që…

Replikat në distancë mes ish-sekretarit të FSHF-së, Eduard Prodani, dhe mbrojtësit të Teutës, Tefik Osmanit, vazhdojnë. Dy javë më parë, Prodani e quajti një stadium të vdekur atë të Durrësit, dhe se ishte mbushur vetëm prej faktit se në qytet kishte shkuar të luante Partizani si mysafir.

osmani prodani

Ndërkohë, replika e Osmanit nuk mungoi, dhe mbrojtësi ia bëri të qartë Prodanit, se sa herë ekipi ka rezultate të mira, normalisht do mbushet edhe stadiumi.

Por, ditën e djeshme Prodani ka ngacmuar sërish me një foto nga ndeshja mes Teutës dhe Laçit, ku stadiumi dukej se kishte pak tifozë, dhe në një koment, etiketonte Osmanin, duke i kërkuar ndjesë me ironi, për komentin e nxituar.

Sot, replika nuk ka munguar as nga Osmani, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, i bën me dije Prodanit se ai e di shumë mirë se një ndeshje ndryshon nga tjetra, por atij nuk ia bën dora që të shkruajë diçka të mirë. Gjithashtu, Osmani i bën thirrje Prodanit të dalë e të kërkojë falje për atë stadium, që ai e ka quajtur të vdekur.

“Eduard prodani e di që mërzitet shumë kur i them: “Ti je për të shkruajtur letra dhe për të firmosur.” Si fillim, ju uroj gëzuar Festat. Ka fatin që të mësoj nga futbolli duke shkruajtur ose dhe duke debatuar me mua, tifozët e Partizanit mbushin çdo stadium jo vetëm atë stadium që ti quajte të (vdekur), por duhet të kuptosh që jo çdo ndeshje është njësoj si letrat që shkruan e firmos ti. Ka të bëjë shumë afërsia, ka të bëjë shumë reklama që i bëhet njërës ndeshje rivaliteti. Unë jam i sigurt që ti i di por nuk ta bën dora të shkruash mirë ose të bësh foto të buura. Dhe mos kërko falje për komentin e nxituar, por dil kërko falje për atë stadium që ti e ke quajtur të (vdekur).” – deklaroi Tefik Osmani për “Panorama Sport”.

osmani replike prodanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"